Bashkëkryetari i PD Oerd Bylykbashi në Komisionin për Reformën Zgjedhore, u shpreh se nuk duhet që të përsëritet ajo që ndodhi në vitin 2020, ndërsa theksoi se është shumë e rëndësishme që të hartohet strategji, duke nënvizuar se duhen lënën mënjanë faktorët që në të shkuarën kanë çuar në dështimin e proceseve.

Po ashtu nënvizoi se sot hapet rruga për të gjetur zgjidhje teknike.

‘Do të jetë një punë me rëndësi siç është dëshmuar në të shkuarën. Sigurisht që do të na jepni mundësinë që gjithë tematikat tona, të punës së vendimmarrjes politike të Komisionit. Nuk duhet të përsëritet ajo që ndodhi në 2020 dhe që u ripërsërit me momentin e votimit të Avokatit të Popullit, ku në parlament i votua një gjë krejt tjetër. Ky Komision ka për objekt dhe detyrë që t’i trajtojë rekomandimet e OSBE/ ODIHR me konsensus. Duhet që ky Komision të marrë më të mirën e proceseve të shkuara të lërë mënjanë faktorët që kanë çuar në dështimin e proceseve. Kjo është parakusht që kjo reformë të ketë sukses. Kjo do të jetë korniza që ne si opozitë, të jetë kjo që na udhëheq. Çdo gjë tjetër do të ishte e papranueshme. Edhe në të shkuarën kemi pasur situata që kanë pasur paqartësi dhe duke pasur ketë të qartë, të hartohet një strategji. Sistemi zgjedhor është një nga problemet që ne kemi, pushtimi i zgjedhjeve nga shteti është problematikë e madhe. Kur flas për pushtimin e zgjedhjeve nga shteti, kjo nis nga përdorimi i individëve në proces deri në përdorimin e pushtetit. Kemi vendosur ta nisim nga një çështje që është me rëndësi, partitë politike kanë interes për mënyrën se si do të financohen. Pra nuk duhet parë vetëm nga transparenca aspekti i financimit, por edhe nga burimet nëse janë të mjaftueshme apo të shëndosha që nuk i bën partitë të varura apo vunerabël të presioneve”, tha Bylykbashi.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb