E papranueshme që PD u ul me PS sot në tryezën për reformën zgjedhore. Të tillë e ka cilësuar Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Mundësia, Barbara Doda, praninë e deputetëve demokratë në komisionin për reformën zgjedhore, në një moment që siç tha ajo, shqiptarët kanë 6 muaj që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe kanë refuzuar çdo ftesë për dialog nga ana e tij.

Në një intervistë në News 24, Barbara Doda u shpreh se Partia Demokratike po bën sikur protesta nuk eksizton dhe vijon bashkëpunimin me PS-në në tryeza reformash.

‘E papranueshme që PD, Sali Berisha, të ulet sot me Edi Ramën, kur shqiptarët nuk kërkojnë dialog por kërkojnë dorëheqje.

Ata janë ulur me Ramën, në kulmin e protestave.

Nuk mund të bëjnë sikur nuk ka ndodhur asgjë sepse ka 6 muaj shqiptarët, një ngjarje historike që nuk ka ndodhur kurrë, që të jenë çdo natë duke kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës, pavarësisht presionit, pavarësisht gjobave, dhunës, pavarësisht çdo lloj kërcënimi shqiptarët po vazhdojnë po këmbëngulin dhe kërkojnë dorëheqjen e tij’,- u shpreh Doda.

Sipas Sekretares së Përgjithshme të Partisë Mundësia, shqiptarët kanë 6 muaj që nuk ndalen së kërkuari dorëheqjen e kryeministrit, pavarësisht përpjekjeve të këtij të fundit për t’i ndalur me kërcënime, gjoba apo edhe arrestime.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb