Me një vendim të Këshillit të Ministrave që është botuar rishtazi në “Fletoren zyrtare”, kryeministri Edi Rama i ka dhënë dritën jeshile emërimit në detyrë të disa anëtarëve në bordin mbikëqyrës të Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile.

Bie në sy në listën me 5 anëtarë emri i ish-deputetes së Partisë Socialiste, Vasilika Hysi e cila ka drejtuar Komisionin për Çështjet Ligjore në Kuvend gjatë dy mandateve të para të qeverisë Rama.

Gjithashtu pjesë e bordit do të jetë edhe profesoresha e njohur e Departamentit të Gazetarisë, Iris Luarasi.

“V E N D I M PËR EMËRIMIN NË DETYRË TË DISA ANËTARËVE TË BORDIT MBIKËQYRËS TË AGJENCISË PËR MBËSHTETJEN E SHOQËRISË CIVILE. Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 8, të ligjit nr.10093, datë 9.3.2009, “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave V E N D O S I: Emërimin në detyrë të disa anëtarëve të bordit mbikëqyrës të Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile, përfaqësues nga organizatat e shoqërisë civile, si më poshtë vijon:

– Z. Bashkim Muça;

– Znj. Iris Luarasi;

– Z. Leart Kola;

– Z. Ylljet Aliçka;

– Znj. Vasilika Hysi”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb