Janë zyrtarizuar emërimet e reja në njësitë administrative të bashkisë Korçë dhe Devoll, ndërsa në bashkitë e tjera pritet që ndryshimet të bëhen ditët në vijim.
Në Korçë, administratori i njësisë Lekas është caktuar Panajot Hyseni, në Voskopojë Kodhel Zere, në Drenovë Dhimitri Postol, në Voskop Erion Demirasi, në Mollaj Like Shkëmbi, në Bulgarec Klajdi Shaho dhe në Vithkuq Ilia Prifti.
Ndryshime janë bërë edhe në bashkinë Devoll, ku janë emëruar dy nënkryetarët e rinj, Xhensila Pine dhe Nardi Hoxha. Ndërkohë, Marjol Babi dhe Riku Hysi janë rikthyer si administratorë, respektivisht në njësinë Miras dhe në njësinë Qendër. Në Hoçisht, administratore është caktuar Jonida Temo.
Emërimet në bashkitë e tjera të qarkut pritet të zyrtarizohen në ditët e ardhshme.
