Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari sapo përfundoi një takim në Bashkinë Shkodër me kryebashkiakun Benet Beci.

Myftiu dhe kreu i bashkisë kanë biseduar për zhvillimet më të fundit dhe përplasjen mes tyre për tabelën e hequr fillimisht nga bashkia e më pas nga policia e shtetit.

Në dalje Myftiu nuk preferoi të flasë për mediat por jashtë kamerave u shpreh shkurtimisht se “nuk ka asgjë të pazgjidhshme”.

Kjo deklaratë e tij le të kuptohet se mes Myftinisë dhe Bashkisë Shkodër pas këtij takimi është gjetur një zgjidhje dhe pritet që situata të normalizohet duke lënë pas përplasjet mes tyre.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb