Përmes një deklarate shpërndarë mediave Partia Zgjidhja apelon kryeministrin Rama të tërheqë policisë nga auditorët.

“Gjatë 2-3 ditëve të fundit po shohim me shqetësim, një angazhim antiligjor të Policisë së Shtetit për të bllokuar, shantazhuar dhe kërcënuar protestën e studentëve. E drejta e protestës në Shqipëri mbrohet nga Kushtetuta dhe Edi Rama, duhet të tërhiqet sa nuk është vonë nga plani, për të keqpërdorur uniformat blu kundër studentëve.”-thuhet në deklaratë.

Në vijim Partia “Zgjidhja” paralajmëron Edi Ramën, që ta tërheqë urdhrin për ndërhyrjen e policisë në auditorë sa nuk është vonë. Në disa fakultete studentët po përballen me policinë dhe janë ngujuar brenda ambienteve, kurse në të tjerë po hyjnë nga dritaret. Situata mund të agravojë, edhe pse studentët deri më tani kanë bërë një protestë model qytetare dhe paqësore.

Deklarata e Plotë:

Gjatë 2-3 ditëve të fundit po shohim me shqetësim, një angazhim antiligjor të Policisë së Shtetit për të bllokuar, shantazhuar dhe kërcënuar protestën e studentëve. E drejta e protestës në Shqipëri mbrohet nga Kushtetuta dhe Edi Rama, duhet të tërhiqet sa nuk është vonë nga plani, për të keqpërdorur uniformat blu kundër studentëve. Në disa fakultete po ndodhin incidente të rrezikshme, si pasojë e provokimeve të policisë. Duke synuar që të mbyllin protestën duke i futur me zor dhe shantazh studentët në auditorë, (edhe në bashkëpunim me disa pedagogë dhe drejtues shërbëtorë të qeverisë), ndërkohë që nuk kanë plotësuar kërkesat e tyre, Rama nuk po bën gjë tjetër veçse po luan me zjarri dhe zemërimin, jo vetëm studentor.
Prej ditësh fakultetet janë vendosur nën rrethim policor dhe madje, po ndërhyjnë edhe brenda ambienteve universitare. I kujtojmë kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm, se universitetet shqiptare janë autonom dhe sipas ligjit, ndërhyrja e policisë në ambientet e tyre ndodh vetëm në raste të jashtëzakonshme dhe vetëm, kur kjo gjë kërkohet zyrtarisht dhe me shkresë nga drejtuesit e universiteteve. Por kjo gjë, nuk ka ndodhur deri më tani. Në çdo vend të botës ku studentët janë ngritur në protesta dhe kanë bllokuar auditorët, policia nuk ka guxuar që të ndërhyjë brenda ambienteve. Këtë precedent po e vendos Edi Rama, në një vend në mes të Europës.
Ditën e djeshme Policia e Shtetit shpërndau një njoftim të denjë për regjimet diktatoriale, duke kërcënuar hapur studentët. Shihni se si artikulohet ky institucion, që paguhet nga taksat e shqiptarëve dhe me ligj është i depolitizuar:
“Këta persona (studentët) që kanë tentuar të cenojnë procesin mësimor, kanë konsumuar kundërvajtje administrative dhe vepra penale për të cilat do të mbajnë përgjegjësitë përkatëse. Policia e Shtetit u bën thirrje studentëve, që tentojnë të përfshihen, pa u thelluar, në veprimtari të paligjshme, të veprojnë me maturi e përgjegjësi dhe të evitojnë ngarkesën me barrë shkeljesh ligjore dhe rekordesh policore që në hapat e parë të karrierës profesionale, barrë e cila mund t’u kushtojë shumë në të ardhmen e tyre profesionale”.
Ky është një kërcënim i hapur antiligjor ndaj studentëve, duke i shantazhuar me burg dhe me të ardhmen e tyre profesionale.
Partia “Zgjidhja” paralajmëron Edi Ramën, që ta tërheqë urdhrin për ndërhyrjen e policisë në auditorë sa nuk është vonë. Në disa fakultete studentët po përballen me policinë dhe janë ngujuar brenda ambienteve, kurse në të tjerë po hyjnë nga dritaret. Situata mund të agravojë, edhe pse studentët deri më tani kanë bërë një protestë model qytetare dhe paqësore.
E gjithë përgjegjësia do të bjerë personalisht mbi ty Edi Rama, prandaj tërhiq policinë nga auditorët.
#Zgjidhja#Studentet#Protesta

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb