Maturantët shqiptarë që kanë zgjedhur të ndjekin studimet e larta në Universitetin “Luarasi” kanë folur për News24 mbi arsyet që i shtynë drejt këtij vendimi.
Të rinjtë theksojnë se mundësia për të marrë një diplomë ndërkombëtare pa u larguar nga vendi është një nga avantazhet më të mëdha që ofron ky universitet, pas marrëveshjes për 3 programe të përbashkëta studimi me Universitetin e Londrës.
Ata vlerësuan gjithashtu programet e specializuara në fusha si Financë dhe Data Science, si dhe bashkëpunimet ndërkombëtare të universitetit, si me London School of Economics, që iu ofron studentëve një eksperiencë të nivelit evropian.
“Unë e kam parë në internet Universitetin Luarasi dhe kam dëgjuar për të në një emision televiziv. Aty po fliste zëvendës rektorja e Universitetit Luarasi dhe mendova se ishte një mundësi që nuk duhet humbur. Kjo, sepse po studiojmë me kurrikul të ndërthurur me LSE dhe London University, pa u larguar nga Shqipëria. Për mua ikja jashtë vendit ka shumë anë negative, sepse këtu jam pranë familjes. Çdo gjë është më mirë në Shqipëri. Kam zgjedhur “Data Science”. Jam e kënaqur dhe e emocionuar”, tha studentja e ardhshme e Universitetit Luarasi, Lorena Sula.
Studenti i ardhshëm i Universitetit Luarasi, Eden Osja: U interesova për shkollimin tim të lartë. Që i vogël kam dashur që të studioj në Angli dhe kam qenë gjithmonë i interesuar. Nuk më pëlqente të shkoja jashtë, sepse është vend i ri, nuk do kem miq. Pashë lajmin në internet për Luarasin që ofron diplomë sikur ke studiuar në Angli, u lumturova. Kjo është mundësia prefekte për të qëndruar në shtëpinë tënde dhe të studiosh me literaturën e huaj.
Studentja e ardhshme e Universitetit Luarasi, Lorena Sula: Unë e kam parë në internet Universitetin Luarasi dhe kam dëgjuar për të në një emision televiziv. Aty po fliste zëvendës rektorja e Universitetit Luarasi dhe mendova se ishte një mundësi që nuk duhet humbur. Kjo, sepse po studiojmë me kurrikul të ndërthurur me LSE dhe London University, pa u larguar nga Shqipëria. Për mua ikja jashtë vendit ka shumë anë negative, sepse këtu jam pranë familjes. Çdo gjë është më mirë në Shqipëri. Kam zgjedhur “Data Science”. Jam e kënaqur dhe e emocionuar sepse Data Science është një nga degët më të kërkuara në tregun botëror dhe është fushë ku ndërthuret ekonomia, teknologjia me logjikën, me statistikën, me zgjidhjen e problemeve në jetën reale. Kjo është ajo që doja unë për të ardhmen time.
Studenti i ardhshëm i Universitetit Luarasi, Memi Myderifi: Një ditë po shikoja si çdo maturant tjetër për universitetin ku do bëja studimet e larta. Pashë gjithandej dhe në internet më doli edhe një artikull, ku më doli Universiteti Luarasi. U interesova, pashë programin që ishte gjithëpërfshirës, unë zgjodha financën sepse e ndjej veten më të aftë më të pritur drejt shifrave dhe kuptimit ekonomik.
(BalkanWeb)
