Deputeti i PD Klevis Balliu u ka “kujtuar” socialistëve se i presin prangat nëse vijojnë të luftojnë për të pasuruar kryeministrin Edi Rama.
Në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit, Balliu kishte sjellë me vete një palë pranga, duk u shprehur se nëse vijohet me aferat siç ka ndodhur deri tani, ministrat do të përfundojnë të arrestuar si kreu i Bashkisë Tiranë Erjon Veliaj dhe ish- ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj.
“E kuptoj që e keni problem të vërtetën, por është e pashmangshme, ju të gjithë keni problem madhor me moralin. Me qytetarët, popullit më të varfër të Europës, 50 mln euro për afërta korruptive të Ramës nuk mund të ndodhë kurrë. Të gjithë do të bashkoheni janë këto pranga si shumë kolegë tuaj.
Zgjohuni sa nuk është vonë. Do ikni si Veliaj e Beqaj. Po luftoni të mbushni xhepat e tij”, tha ai.
Balliu kërkoi sot interpelancë me zëvendës kryeministren Belinda Balluku, interpelancë që u rrëzua me 50 vota kundër dhe 30 pro.
Interpelanca u thirr pas marrjes të pandehur të zëvendës kryeministres ng Prokuroria e Posaçme lidhur me shkeljen barazisë në tendera, për tunelin e Llogarasë.
