Presidenti i Interit, Steven Zhang i dërgoi një mesazh skuadrës para derbit ndaj Milanit.

“Nuk ka nevojë të motivoj skuadrën para një derbi, vetëm dua të falenderoj skuadrën time për këtë sezon fantastik që ka bërë. Tashmë le të shijojnë lojën dhe të mos mendojnë për Scudetton, sepse nëse nuk ndodh në derbi, do të ndodhë ndeshjen e ardhshme, tashmë e kemi të fituar. Kemi pasur një sezon të jashtëzakonshëm, por nëse fitorja e Serie A vjen në derbi, sigurisht që do të jetë e mrekullueshme” – Tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb