Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka mirëpritur zhbllokimin e ndihmave të BE për shtetin e tij, pas ‘dorëzimit’ të Hungarisë. Ai reagoi duke thënë se Europa do të rezistojë përballë Moskës.

“Me vendimin e shumëpritur për ndihmën për Ukrainën, Evropa ka demonstruar saktësisht llojin e unitetit që i duhet: 27 vende, së bashku. Ky është një sinjal i qartë për Moskën se Evropa do të rezistojë dhe nuk do të thyhet nga valët shkatërruese të Kremlinit”, tha Zelensky.

Ai shtoi mes të tjerash se; “Në të njëjtën kohë, është një mesazh i qartë përtej Atlantikut se Evropa po merr përsipër detyrimet e saj. Ne presim vendimet e Amerikës”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb