Dimal Basha është zgjedhur sot kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Pasi u ul në ulësen e kryetarit, ai thirri pauzë prej një ore, para se deputetët të kthehen sërish në sallë për të votuar për emërimin e nënkryetarëve të Kuvendit.

Ata do të votojnë për t’i zgjedhur pesë nënkryetarë.

Tre nënkryetarët u takojnë tri partive më të mëdha shqiptare në Kuvend, në këtë rast Lëvizjes Vetëvendosje, Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Dy kryetarët e tjerë u takojnë, një pakicës serbe dhe një pakicave të tjera në Kuvend.

Seanca konstituive përfundon me zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb