TIRANË- Pas rreth 5 orësh është zhbllokuar sitata në aeroportin e Rinasit, ku 100 pasagjerë kishin mbetur pa avion, megjithëse kishin prerë bileta drejt Pisas, Itali.
Shkak për këtë është bërë mungesa e avionit të “Blue Panorama”, i cili duhet të nisej që në orën 11:45. Fillimisht pasagjerëve iu tha se fluturimi do të shtyhej se avioni ishte me defekt, e më pas se do të vinte një tjetër avion.
Të irrituar pasagjerët janë përballur me indiferencë, duke deklaruar se se askush nuk po i jepte zgjidhje problemit të tyre.
Pasagjerët janë imbarkuar rreth orës 16:30 pas rreth 5 orësh pritjeje në aeroportin “Nënë Tereza”. Nuk dihet ende arsyeja e shtyrjes së udhëtimit të këtij avioni që kishte si destinacion Pizan, Itali. Nga kompania ‘Blue Panorama’ nuk ka patur njoftim zyrtar.
(m.k/ma.ar/BalkanWeb)
