Një 40-vjeçar nga Skrapari, i identifikuar si Ilir Kurti, rezulton i zhdukur prej 24 orësh, duke shkaktuar shqetësim te familjarët dhe të afërmit e tij.

Sipas burimeve familjare, Kurti ka humbur kontaktet që prej mëngjesit të ditës së djeshme, ndërsa përpjekjet për të komunikuar me të kanë rezultuar të pasuksesshme. Të alarmuar nga mungesa e tij dhe nga një mesazh me përmbajtje shqetësuese dërguar të vëllait në Francë, familja dhe shokët kanë nisur kërkimet në zonë.

Mbrëmë, shokët e 40-vjeçarit kanë gjetur motorin e tij pranë kanioneve të zonës. Pranë mjetit janë konstatuar edhe disa sende personale, mes tyre një cigare dhe një shishe verë, të dyja të pira përgjysmë.

Familja kërkon ndihmë nga policia dhe iu bën apel qytetarëve që mund të kenë informacion për vendndodhjen e tij të njoftojnë menjëherë.

Ilir Kurti është i divorcuar dhe baba i një fëmije. Ai jetonte me nënën e tij në Skrapar.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb