Autoritetet qipriote dhe izraelite janë në gatishmëri të lartë për të gjetur një jaht izraelit që u zhduk në zonën detare në jug të Qipros, për shkak të stuhisë “Byron “. Sipas informacioneve nga burime në Izrael, pesë persona ndodheshin në bordin e anijes, fati i të cilëve mbetet i panjohur.

Siç raportohet nga kanali izraelit N12 dhe Jerusalem Post , jahti u nis nga porti i Ashdodit me destinacion Qipron të dielën. Komunikimi me anijen u humb pak para se ajo t’i afrohej bregdetit qipriot, në një zonë detare që ishte prekur tashmë nga moti i keq.

Administrata e Marinës Tregtare në Izrael dhe autoritetet detare qipriote janë në kontakt të vazhdueshëm, ndërsa nga ana e Nikozisë, anije të Republikës së Qipros janë dërguar në zonën detare ku anija është parë për herë të fundit për kërkime.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb