Është mbajtur seanca gjyqësore për personat e dyshuar të përfshirë në zhdukjen e 3-vjeçarit në Durrës.

Gjykata në Durrës ka vendosur arrest me burg për gjyshin dhe dajën, përkatësisht Rexhep Gjunin dhe Arben Selajn. 3-vjeçari është marrë me pa të drejtë nga gjyshërit prej 1 jave. Vogëlushi është denoncuar nga nëna Ille Gjuni në polici.

Akuzat që rëndojnë mbi të burgosurit tashmë janë rrëmbimi dhe mbajtja peng e personit.

Sot në Gjykatën e Durrësit u mbajt gjyqi ndaj gjyshit dhe kunatit, të arrestuar për zhdukjen e nipit 3-vjeçar.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raportoi për Balkanweb se në lidhje me zhdukjen 3-vjeçarit, u arrestuan Rexhep Gjuni dhe Arben Selaj.

Ndërsa, janë shpallur në kërkim shtetasit Bahrie Gjuni dhe Flamur Selaj.

Kujtojmë se gjyshja Bahrie Gjuni dyshohet se ka marrë nipin e saj 3 vjeç dhe vendndodhja e vogëlushit ende nuk është lokalizuar.

Njoftimi i gjykatës:

  1. Vleftësimin e ligjshëm të ndalimit, të personit nën hetim R.Gjuni, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 109/2 e 25 të K.Penal.
  2. Caktimin e masës së sigurimit personal ndaj personit nën hetim R. Gjuni, atë të “Arresit në burg”, të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.
  3. Vleftësimin e ligjshëm të ndalimit, të personit nën hetim A. Selaj, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 109/2 e 25 të K.Penal.
  4. Caktimin e masës së sigurimit personal ndaj personit nën hetim A. Selaj, atë të “Arresit në burg”, të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.
  5. Urdhërohet Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës dhe Policia Gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.
  6. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë brenda 5(pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit të arsyetuar.

U shpall në Durrës, sot më datë 19.04.2024.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: