Një numër artefaktesh, përfshirë bizhuteri dhe gurë të çmuar në Muzeun Britanik rezultuan të vjedhura një ditë më parë.

Shumica prej tyre ishin pjesë të vogla që ruheshin në një magazinë për qëllime akademike dhe kërkimore, por kohët e fundit ato nuk mund të gjendeshin.

Gjithashtu sipas raportimeve nga përfaqësues të Muezut bizhuteritë e arit dhe gurët gjysmë të çmuar dhe gurët e çmuar bë me dije se datonin që nga shekulli i 15-të para Krishtit deri në shekullin e 19-të pas Krishtit.

Për këtë ngjarje një anëtar i stafit të Sigurisë u shkarkua nga detyra. The Times ka publikuar të dhëna të reja lidhur më këtë ngjarje, ku raportohet se punonjësi i Muzeut Britanik që u shkarkua pas zhdukjes së bizhuterive të arit është një kurator i lartë që kishte punuar atje për 30 vite.

Bëhet fjalë për 56-vjeçarin Peter Johns Hinggs, kurator i muzeut të koleksioneve greke, skulpturës greke, por që u pushua nga puna pas kësaj ngjarje.

Higgs gjithashtu ka doktoraturë në arkeologji, një anëtar i lartë i stafit dhe kishte punuar në muze që nga viti 1993. Kohët e fundit ai shërbeu si ushtrues detyre i koleksioneve greke dhe ishte përgjegjës për përzgjedhjen e tyre.

Por një qëndrim për këtë ngjarje ka mbajtur edhe djali i Higgs, i cili ka thënë se babai i tij është i pafajshëm dhe se lajmi për shkarkimin e tij e ka tronditur tej mase.

“Ai nuk ka bërë asgjë. Nuk është aspak i lumtur për këtë ngjarje. Ai tashmë ka humbur punën dhe reputacionin e tij dhe nuk mendoj se kjo është e drejtë”, ka thënë ndër të tjera 21-vjeçari.

Ndërkohë nga ana e përfaqësuesve të Muzeut është bërë me dije se do të ndërmerren veprime ligjore ndaj kujtdo që është përgjegjës dhe që ka refuzuar të konfirmojë sendeve që mungojnë ose vlerën e tyre.

Nga ana tjetër Hartwig Fischer, drejtor i Muzeut Britanik, deklaroi: “Ky është një incident i pazakontë. E di që flas për të gjithë kolegët kur them se ne e marrim jashtëzakonisht seriozisht ruajtjen e të gjitha sendeve që kemi në kujdesin tonë. Muzeu kërkon falje për atë që ka ndodhur.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb