Ekspertë italianë kanë mbërritur në Gjegjan të Pukës, në vendin ku u dogj mjeti me qira i biznesmenit Davide Pecorelli.

Ata u shoqëruan nga drejtori i Policisë Kriminale, Tonin Vocaj teksa pritet të shkojnë edhe në Komisariatin e Pukës për një takim, ku i pranishëm do jetë dhe Drejtori i Policisë Shkodër, Niko Brahimaj.

Biznesmeni Davide Pecorelli rezulton i humbur prej datës 7 janar në Shqipëri, teksa lidhja e tij me vendin tonë ishte për shkak të gruas shqiptare, por edhe sepse kishte hapur një biznes me produktet e lidhura me dyqanet e tij.

Dyshohet se Pecorelli mund të jetë grabitur e vrarë në Pukë, aty ku u gjet makina e tij me qira ‘’Skoda’’ e djegur, dhe madje dyshohet se brenda saj ka dhe mbetje njerëzore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb