Policia e Tiranës ka reaguar zyrtarisht pas lajmit të publikuar në media lidhur me zhdukjen e ish-zv/Drejtorit të AKSH-it, Daniel Shima.

Sipas njoftimit për mediat, policia thotë se “rreth orës 17:00 në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është paraqitur shtetasja M. Sh., e cila ka kallëzuar se sot, ka humbur kontaktet me djalin e saj, shtetasin D. Sh., 34 vjeç”.

“Shërbimet e Policisë po punojnë për sqarimin e rrethanave të rastit dhe për gjetjen e tij”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tiranë/Informacion

Më datë 20.08.2025, rreth orës 17:00, në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është paraqitur shtetasja M. Sh., e cila ka kallëzuar se ditën e sotme ka humbur kontaktet me djalin e saj, shtetasin D. Sh., 34 vjeç.

Shërbimet e Policisë po punojnë për sqarimin e rrethanave të rastit dhe për gjetjen e tij.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb