Tani nuk është më sekret që Edon Zhegrova dëshiron  të largohet nga Lille. Së fundmi, trajneri i ekipit francez, Genesio nuk e ka ftuar sulmuesin dardan për kampin stërvitor.

Situata e Zhegrovës tashmë dihet në klub, me lojtarin që pret të largohet drejt një destinacioni të ri.

Kujtojmë që ai vjen pas një sezoni që mund të konsiderohet pozitiv. 26-vjeçari kontribuoi në kampionat, ndërsa edhe në Champions ishte protagonist me gola dhe asiste ndaj skuadrave të mëdha.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb