Edon Zhegrova luajti 54 minuta në sfidën mes Juventusit dhe Galatasarayt në Champions. Pavarësisht një rasti flagrant të humbur, sulmuesi dardan bëri një paraqitje të mirë. Media italiane Tuttosport i ka kushtuar së fundmi, një artikull special Zhegrovës.

“Në krahun e djathtë, kosovari u shfaq energjik dhe i papërmbajtshëm, duke ushtruar presion të vazhdueshëm dhe duke krijuar epërsi në duele individuale.

Aksioni që solli golin e dytë të Juventusit, të realizuar nga Federico Gatti, nisi pikërisht nga këmbët e tij – me driblim, shpejtësi dhe zgjedhje të saktë në momentin vendimtar”, shkruan Tuttosport.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb