Analisti Artur Zheji në emisionin ‘Pikat mbi i’ tha se ish-kryeministri Sali Berisha nuk është në kohën e favorshme për të krijuar një parti të re.

Ai gjithashtu theksoi se historia ka dëshmuar se partitë e reja nuk ia kanë dalë përballë partive të mëdha.

‘ Nëse nuk e merr kryekështjellën, Berisha ndoshta simbolikisht nuk e merr dot zemrën e PD që qëndron tek selia. Pra sulmi ndaj godinës ishte akt politik, por edhe mbrojtja ishte akt politik. Pra nëse do të binte selia e PD, Basha do të binte në shumë kuptime dhe do e kishte të vështirë të ringrihej në këmbë. Berisha tani duhet të shohë se ku është. Është në një udhëkryq ku duhet të japë zgjidhje.  Pra tani do të nisë në Shkodër dhe Lezhë për të marrë energjitë. në çdo parti të madhe çdo fraksion që shkulet nuk ka jetë të gjatë. Shansi që një parti e re të mbijetojë pa pasur vetëm LSI. Kjo është një aventurë që Berisha nuk ka kohë, këtë mund ta ketë Belindi , por jo Berisha…Pra këshillohet që ai të themelojë një grup parlamentar të ri, të vijojë me kreditet e veta në parlamentin shqiptar.

Nga ana e tij ish-presidenti Bamir Topi tha se 2008 ka sjellë edhe bipolarizëm në vend.

‘Një nga arkitektët e mjerimit demokratik që përjetojmë është ai që sot kemi kryeministër’, tha Topi.

Ai gjithashtu theksoi se bipolarizmi në një vend që nuk ka bazë apo demokraci kthehet në autoritet.

‘Ne kemi një koncept të gabuar. Politika është eksperiencë. Por këtu jemi në një terren shqiptar dhe këtu prevalon se kush mund të investojë, kush ka para , kush mund të mbështesë. Unë mendoj që pas një trajektore gati 14 vjeçare, ndoshta për herë të parë klima politike në Shqipëri do të dalë nga bipolarizmi. Një nga arkitektët e mjerimit demokratik që përjetojmë sot është ai që sot kemi kryeministër. Situata është shumë më e thellë se kaq. Rrënjët e thella të asaj që po ndodh në Shqipëri, Në kemi shtet të dobët sepse parlamenti projektohet me njerëz anonim. 2008 nuk projektoi vetëm bipolarizmin, por ngriti kultin e dy kryetarëve. Edhe ai që është në opozitë nuk është pa pushtet. Dalja nga bipolarizmi dhe krijimi i një poli të tre që të jetë një zë për interesa madhore të Shqipërisë’, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: