Orët e fundit shkaktoi shumë zhurmë deklarata e Jose Mourinhos, që nuk ngurroi të thumbonte teknikun e ri të Real Madrid Arbeloa, por në fushën e blertë zhgënjimet e njëpasnjëshme të Benficës së tij vijojnë të jenë prezente.

Benfica e drejtuar nga José Mourinho eliminohet nga Taça de Portugal pas humbjes në Clásico ndaj Portos në Estádio do Dragão, duke pësuar një tjetër goditje të rëndë sezonale. Vendësit zhbllokojnë rezultatin që në minutën e 15-të me një goditje me kokë të Jan Bednarek pas këndores dhe më pas kontrollojnë ritmin e lojës, ndërsa Benfica shfaq më shumë intensitet sesa ide.

Skuadra e Mourinhos tenton reagimin dhe i afrohet barazimit, por Diogo Costa mban Porton në avantazh me dy pritje vendimtare para pushimit. Në pjesën e dytë, Benfica shton presionin dhe rrezikon me Pavlidis dhe Tomás Araújo, por mungesa e konkretizimit dhe qartësisë në sulm rezulton fatale. As ndryshimet nga pankina nuk ndryshojnë rrjedhën e takimit.

Porto ruan epërsinë minimale, fiton përballjen dhe siguron kualifikimin në gjysmëfinale, ku do të përballet me Torrense. Për Benficën, një tjetër zhgënjim që rëndon bilancin e një sezoni të vështirë. Kujtojmë që Benfica e Mout u eleminua edhe nga kupa e ligës vetëm pak ditë më parë, ndërsa situata nuk është aspak e mirë për “shqiponjat” e Lisbonës as në kampionat e as në Champions League.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: