Një tjetër koncert është anuluar nga Justin Bieber dhe këtë herë fansat e tij nuk janë të gatshëm të tregojnë mirëkuptim.

Pak muaj më parë, ylli i popit shtyu një tjetër live pasi shëndeti i tij u përkeqësua, pasi vuan nga sindroma Ramsay Hunt. Megjithatë, tani duket se nuk ka asnjë problem shëndetësor.

Ai anuloi koncertet në Australi dhe Zelandën e Re për turneun botëror të “Justice World Tour” ndërsa një javë më parë po argëtohej në Javën e Modës në Londër, siç theksuan në rrjetet sociale fansat e tij, të cilët nuk e fshehin zhgënjimin me të.

Zyrtarët që bënë njoftimin nuk shpjeguan arsyen e anulimit, por siguruan publikun se biletat e tyre do të rimbursoheshin.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb