Zhordi Alba ngrin Barçën: S’është e vërtetë që kam rinovuar Anësori i majtë i Barcelonës, Zhordi Alba, u përfol gjatë ditës së djeshme se kishte arritur akordin për të shtyrë qëndrimin e tij në “Camp Nou” dhe për një sezon tjetër pas vitit 2020.

Por vetë mbrojtësi i Kombëtares së Spanjës, ka hedhur poshtë të gjithë zërat që e shikonin atë të “zgjaste” martesën e tij në Barcelonë.

“Nuk është e vërtetë që kam gjetur akordin me klubin, situata është gjithmonë e njëjta. Nuk kam rinivuar kontratën me Barcelonën’, është shprehur Alba. Alba është prodhim i kanterës katalanase dhe pas pesë sezoneve aktivizim te Valencia, u rikthye në Barcelonë në vitin 2012. Që atëherë, Zhordi Alba ka luajtur 275 takime dhe ka shënuar 14 gola.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb