Gjykata e Lartë në Itali, ka shtuar një nen të ri në shkeljen e të drejtave të njeriut, mes të cilave përfshihet skllavërimi, tortura dhe uria e imponuar.

Sipas Gjykatës Supreme, është vendosur një nen i posaçëm që konsideron si shkelje e të drejtave të njeriut edhe zhurmën që shkaktojnë tualetet. pra, për t’u thënë më thjeshtë, nëse tualeti i një fqinji shkakton shqetësim për ne, atëherë kjo konsiderohet si shkelje e të drejtave të njeriut. E gjitha ka të bëjë nga një padi, e ngritur nga një çift që ankohej për zhurmën që shkaktonte tualeti i fqinjit të tyre.

Çifti nga Genova, bëri një padi në gjykatën e endit, më pas në atë të apelit e duke e drejtuar çështjen deri në Strasburg.

Gjykata më pas vendosi pro çiftit. Ata detyruan fqinjin që kishte problemin me instalimet, që t’i paguante atyre 565 dollarë për çdo vit, me një total prej 10.760 dollarësh.

Vlen të përmendet këtu Italia ka procesin gjyqësor më pak efikas të Bashkimit Evropian , ku gjykatave iu duhet mesatarisht më shumë se 500 ditë për të arritur një përfundim të parë në çështjet civile dhe tregtare, përfundoi Komisioni Evropian në korrik. Apelimet e para zakonisht zgjasin pothuajse 800 ditë dhe ankesat në gjykatën e lartë shtrihen për rreth 1300 ditë.

Kryeministri Mario Draghi është zotuar të ndryshojë sistemin, i nxitur nga dëshira për të forcuar ekonominë e vendit dhe për të zhbllokuar fondet e rimëkëmbjes së koronavirusit nga Bashkimi Evropian.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb