Është arritur marrëveshja mes kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Bashës dhe atij të Partisë Demokristiane, Nard Ndokës. Pas disa orësh diskutimesh, dy krerët e partive duket se kanë rënë dakord me njëri-tjetrin, për të hyrë në zgjedhje si pjesë e një koalicioni.

Nard Ndoka, kishte pakënaqësi sa i përket propozimit të PD-së, pasi kërkonte nga këta të fundit të përfshihej në emrat e sigurt në listën e kandidatëve në qarkun e Shkodrës. Ndërkohë, përfaqësuesi i Partisë Fryma e Re Demokratike, Sali Shehu, ka deklaruar pas takimit në selinë blu, se kanë marrë kohën e tyre për të diskutuar mbi propozimin e bërë nga PD-ja.

Shehu deklaroi se ka kërkuar nga Partia Demokratike përfaqësi politike, në bazë të peshës elektorale që ka FRD, ndërsa u shpreh optimist se marrëveshja do të arrihet.

Kujtojmë se mesnata e kësaj të mërkure është vendosur si afati i fundit nga KQZ-ja për regjistrimin e koalicioneve parazgjedhore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb