Kreu i PD Lulzim Basha, do të paraqitet ditën e sotme në Prokurorinë e Tiranës për protestën e 8 janarit.

Gazetari Osman Stafa ndërsa bëri një pasqyrim të zhvillimeve të fundit politike në PD, bëri me dije se kreu i PD ende nuk ka lënë selinë.

‘Ndodhet në zyrën e tij dhe ende nuk është nisur në Prokurorinë  e Tiranës. Dita e sotme ka qenë e qetë , por nesër pritet të ketë zhvillime pasi Basha do të mbledhë Këshillin Kombëtar’, raportoi gazetari.

Gjithashtu gazetari Stafa tha për ‘BalkanWeb’se kreu i PD, Lulzim Basha do të zbresë në terren për të diskutuar me demokratët dhe sipas burimeve jozyrtare takimi mund të nisë nga dita e dielë nga Fieri.

Sakaq ish-kryeministri Sali Berisha pritet që të hënën të rikthehet në parlament.

Kujtojmë se gjithashtu edhe sekretari i PD Gazment Bardhi u paraqit këtë të premte në Prokurorinë e Tiranës për protestën e 8 janarit.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: