Ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj, i ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” në News24 ka komentuar situatën brenda opozitës dhe më konkretisht atë në kampin e demokratëve.

Ai u shpreh se bashkimi i Grupit Parlamentar me në krye Gazment Bardhin është një përmirësim i situatës, të cilën ai e etiketoi si “më të shëndetshme, por jo aq sa duhet”.

Sipas tij demokratët duhet të kenë përgatitur deri në shtator programin e tyre për zgjedhjet e vitit të ardhshëm, si edhe të nisin punën për evidentimin e figurave të reja që do të jenë në listat për kandidatë.

“Situata rreth PD është më e shëndetshme, por jo sa duhet. Grupi praktikisht është i bashkuar me disa përjashtime të vogla. Struktura më e rëndësishme për një parti është grupi parlamentar, aty qëndron fytyra e një partie. Ky zgjerim i bashkimit të grupit me në krye Bardhin e bën më të shëndetshme partinë në rrugën drejt zgjedhjeve. Deri në shtator duhet të jetë përgatitur programi elektoral, është edhe në rastin për të evidentuar figura të reja. Unë nuk e di cfarë bëhet brenda strukturave për seleksionimin e figurave të reja, por puna për formimin e programit ka nisur dhe kjo është gjë e mirë”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb