Sot, në diten e shtune në Hotelin City Glarnerland  të pronarit Shaqir Rrahmanaj në Näfels të Kantonit Glarus u mbajt takimi “Diaspora Business Connection” me 250 afaristë, me tre Kryetarë komunash, biznesmen, përfaqësues shoqatash dhe mërgimtarë. Po ashtu ne kete tubim prezentuan edhe diplomatë nga misionet e ambasadave shqipatre në Bernë, njofton gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch
Fillimisht te pranishmit i ka pershëndetur duke i ruar mirseardhje mysafirëve, presidenti i Bordit të RrBDShZ, z. Fehmi Fetahi. Ai më pas duke i dhene nje retrospekt zhvillimet e suksesshme të RRBDSHZ ne vazhdim foli mbi nje raport rreth aktiviteve dhe takimeve që rrjeti tashmë ka intensifikon bashkëpunimin jo vetëm me afaristë shqiptarë në Zvicër dhe ballkan, por edhe me zviceranë.
Fehmi Fetahi, kryetar i RRBDSHZ:  Rrjeti i Bizneseve të Diasporën Shqiptare po deshmon se shqiptaret jane shembull integrimi dhe suksesi jo vetëm ne futboll dhe sport por dhe ne biznes!
Ne kete tubim te afaristeve shqiptare ne Zvicër pos biznesmenëve nga firma dhe kompani te ndryshme në Zvicër, mysafire special ishin edhe ambasadorë dhe diplomat shqiptare nga misonet ne Bernë të Zvicër si dhe kryetarët e tri komunave të Kosovës: Naim Hyseni (Gjilan),  Sokol Haliti (Viti) dhe Bali Muharremi (Sukarekë)
Mases ju drejtuan  ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut, z.Rexhep Demiri dhe Konsuli i Republikës së Kosovës.
Sikur Alban Hyseni ashtu edhe kolegët e tij nga Vitia dhe Suharake kane shpalosur projektet dhe mundësitë dhe lehtësitë të komunave të tyre për bashkepunim me afariste dhe biznemenët shqiptare ne Zvicer duke ju hapur dyert mërgimtarëve për investime ne Republiken e Kosovës, njufton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch
Në një atmosferë të ngroht në City Hotel Glarnerland në Näfels të Kantonit të Glarus u zhvillua ky tubim me afarsitet dhe autortiet nga Kosova me dhejtera afaristë dhe përfaqësues të rrjetit.
Presidenti i Bordit të këtij Rrjeti z. Fehmi Fetahi due folur për aktivitete e rrjetit te cilin e drejton nder tjera ka thenë se  « Duke e pasur numrine madhe te biznsesve dhe afariasteve te suksesshem ne Zvicer bashkepunim me bazen, me vendlinde, qofte ne Kosovë apo Shqiperi dhe vise tjera shqiptare eshte i domsosdoshem.. »
« Rrjeti e Bizneseve të Diasporës Shqiptare po deshmon se shiptaret jane shembull integrimi dhe suksesi jo vetme ne futboll dhe sport por dhe ne biznes.. » ka shtuar z.Fetahi.
Ne vazhdim Fehmi Fetahi, kryetar i Bizneseve të Diasporës Shqiptare ne fjalen e tij perbyllese është zotuar se me RRBDSH do të angazhohen që produktet kosovare të drurit të gjejnë treg edhe më të gjerë në Zvicër përmes ndërmarrësve shqiptarë. Duke pasur parasysh se tregu i Zvicrës është një treg atraktiv për prodhuesit kosovarë si nga aspekti i afërsisë ashtu edhe nga aspekti i shkëmbimit të përvojave, ky sektor duhet të jetë në fokus të të gjithë mekanizmave ekonomikë.

Sipas kryetarit te RRBDSH z.Fetahi, përvoja e deritashme e pjesëmarrjes në këtë panair ka treguar se sektori i drurit është në rritje të vazhdueshme dhe se prodhimet nga ky sektor janë duke krijuar tregje të reja dhe të sigurta për eksport në drejtim të Evropës.

Kryetaret e komunave nga Kosova ne tubimin e sotëm te afaristëve ne Näfels (GL) te Zvicres ftuan diaporen shqiptare, sidomos biznesmenet te investojne ne vendlidje 

Kryetar i Suharkes Bali Muharremi sot ne Glarus te Zvicres ju operkushtua dy projekteve të rëndësishme në Komunën te cilen ai e drejton. Sipas tij « ky shekull është shekulli i shqiparëve dhe se koha po punon në favor te kombit tonë,  siq thoshte Rugova »

Ndersa Kryetari i Komunës së Vitisë Sokol Haliti gjatë ekspozeut të tij ka ritheksua të arriturat e Komunës së Vitisë në krijimin e kushteve për ambient biznesi,në veçanti krijimin e Parkut Industrial i cili tashmë është i gatshëm të presë investitorët. Z. Haliti ka paralajmëroi një ser projektesh me  interes qe do shpallen javen e ardhshme. Ai njekohessht ka apeluar tek diaspora shqiptare, sidmso tek biznesmenet qe te investojne ne vendlindje dhe kudo ne toka shqipatre », sepse sipas tij « për bnizneset nuk ka kufij administrativ ».

Kryetari i RRBDSHZ, Qamil Isufi, gjate e ktij tubimi u perqendrua mbi peripetitë e organizimeve dhe vuri në dukje rezultatet dhe suiskeset e  RRBDSHZ-së. Ndersa nenkryetari i RRBDSHZ, Rexhep Berisha gjithashtu ju drejta te pranishme dike i falenderuar për pjesmemarrje.

Fjalën e rastit e morri edhe arkitekti i njohur shqiptar ne Zvcier z.Afrim Veliu dhe i cili pjesemasrresve, sidmso mysadirev nga Ksoova ju drejtua me nje oferte modeste, që të krijohet një platformë bashkepunimi mes afaristeve nga diaspora me ato vendore, qe do jepte rezultate me te shumta.

Pak para përfundimit, z.Fetahi-t ju ofrua një orë e bukur e prodhuar nga një pronar, prodhues ky i seuksesshem i orëve të dorës në Zvicër.

Ne kete tubim te afaristeve dhe atoriteve shqipatre nga Zvicra dhe ballkani, pos nga kantoni i Glarust kishte edhe nga kantoni i Cyrihut edhe nga ai i Bernës, i Gjenevës dhe nga kantone tjera. Përveç nga gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch, ngjarjen e ndoqi edhe kolegë nga TV Fol Shqip Show z. Altin Marku.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb