Kryetari i PD, Sali Berisha ka deklaruar se nesër do të vijojë fushatën duke respektuar rregullat e zisë kombëtare të shpallur në Shqipëri pas ndarjes nga jeta të Papa Françeskut.

Ai theksoi se në fushatë nuk do të përdoret muzikë në nderim të rregullave të zisë, ndërsa shtoi se kujtimi i Atit të Shenjtë do të nderohet në çdo takim me nga një minutë heshtje.

“Unë vijoj fushatën duke respektuar rregullat e zisë plotësisht. Domethënë përcaktohen që nuk do ketë muzikë dhe natyrisht do nderohet kujtimi i Shenjtërisë së tij Papa Françesku me nga një minutë heshtje në cdo takim”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb