Kreu i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela deklaroi për ‘News24’ se qytetarët shqiptarë kanë shumë arsye që të votojnë pro referendumit.

Sipas tij referendumi shërben për më pak procese të montuara polikë.

89123db1 Df5a 44c0 9bc0 Ae762fc1ccdb
89123db1 Df5a 44c0 9bc0 Ae762fc1ccdb

“NATO-ja dhe BE-ja është më tepër demokraci, më tepër liri, më tepër mendim i lirë, më pak procese të monturara politike, më shumë shtet të së drejtës, më pak drejtësi me dy standarde, më shumë drejtësi për të gjithë, më tepër zhvillim ekonomik, më tepër vende të reja pune, është ndalja e migrimit e cila përditë po e mbyt këtë shoqëri duke i parë shtëpitë që po na ikin, do të ketë më shumë nxënës nesër se sa kemi sot nëpër klasa. Andaj këto janë argumente të mjaftueshme se pse është e rëndësishme kjo ditë dhe pse njerëzit duhet të dalin dhe të votojnë”, – deklaroi Sela
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb