Konfirmimi i Didier Deschamps në stolin e Francës deri në 2026 detyron Zinedine Zidane të rikthehet në treg, në kërkim të një aventure të re. Tekniku francez e njoftoi personalisht diçka të tillë, në fund të këtij sezoni u shpreh pak kohë më parë do të më shihni sërish në paniknë.

Mediat kanë shfaqur këtë periudhë disa variante, hipoteza se ku mund të transferohet Zidane, në këtë diskutim është përfshirë edhe ish shoku i tij Lionel Charbonnier:

Zidane
Zidane

Zidane nuk do të shkojë në Angli, por në Itali, aty ku ka një lidhje të fortë me Juventus. Do të shkojë te Juve ose do të ulet në stolin e një përfaqësuesje. Brazilianët do të ishin shumë të lumtur nëse Zidane do të ishte trajneri i tyre, të dy palët dëshirojnë të lënë gjurmë në futboll. Në fakt, brazilianët mendojnë se Zidane është më shumë brazilian se sa francez. Në Angli nuk do të shkojë, nuk e shoh aty, pasi ai as nuk flet anglisht, u shpreh miku i Zidane.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: