Trajneri i njohur, Zinedine Zidane ka folur së fundmi rreth rikthimit të mundshëm në drejtimin e ndonjë skuadre.

“Patjetër që do të kthehem si trajner. Unë te Juventusi? Nuk e di pse nuk ka ndodhur kurrë.

Është një klub që e kam gjithmonë pranë zemrës, sepse më ka dhënë shumë. Nuk e di se çfarë do të sjellë e ardhmja, por një nga qëllimet e mia është të stërvis kombëtaren franceze. Do të shohim”.

Kur lashë futbollin dhe iu futa botës së trajningut- Kur u ndala, ndryshova jetën time. Pas tre vitesh, nuk dija çfarë të bëja. Provova kaq shumë gjëra derisa u regjistrova në kursin e trajnerit. Nga të gjithë trajnerët që kam pasur, ai nga i cili mësova më shumë ishte Lippi, ai ishte shumë i rëndësishëm, sepse kur mbërrita në Itali, në fillim ishte e vështirë për mua, por ai gjithmonë besonte tek unë”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb