Franca e Zinedine Zidane përgatitet për sfidën e Nations League ndaj Turqisë me disa ndryshime të rëndësishme në formacion. Të gjithë presin me padurim prezantimin e pare të ish kampionëve të Botës, me në krye teknikun Zinedine Zidane.  Trajneri i ri i “Gjelave” ka vendosur të rikthejë Kylian Mbappé në krahun e majtë, pozicioni ku kapiteni francez ka dhënë më herët paraqitjet e tij më të mira. Në qendër të sulmit pritet të luajë Ousmane Dembélé, ndërsa në krahun e djathtë do të pozicionohet Michael Olise.

Një tjetër surprizë vjen në mbrojtje, ku Andy Diouf pritet të nisë për herë të parë si titullar me Francën, duke u aktivizuar si mbrojtës i majtë. Futbollisti i Interit, i përdorur rregullisht nga Cristian Chivu si i pestë në krahun e djathtë, do të përshtatet kështu në një rol të ri. Zidane e ka mbrojtur vendimin, duke thënë se dëshiron ta shohë Dioufin në këtë pozicion, edhe pse te Interi luan ndryshe.

Ndryshimet vijnë në një moment kur Franca ka humbur një prej titullarëve të saj në prapavijë. Ibrahima Konaté ka pësuar një ndrydhje të lehtë të gjurit të djathtë dhe është detyruar të largohet nga grumbullimi. Për ta zëvendësuar, Zidane ka thirrur Leny Yoro, i cili merr për herë të parë ftesën me kombëtaren e madhe. Me Mbappé në të majtë, Dembélé në qendër, Olise në të djathtë dhe Diouf në një rol të ri në mbrojtje, Franca e Zidane pritet të prezantojë një fytyrë ndryshe në sfidën ndaj Turqisë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: