Mediat e huaja kanë publikuar një vidro nga siuata në qytetin ukrainas Zhytomyr. Siç shihet nga pamjet, shumë godina janë djegur gjatë luftimeve, ndërsa shumë persona po angazhohen për t’i neutralizuar flakët. Nuk dihet nëse ka viktima deri në këto momente.

Sakaq, shpërthimet janë regjistruar edhe në Kiev. Zyrtarët kanë thënë se sulmet janë shënuar shumë pranë kryeqytetit, ndërsa ushtarët dhe grupet vullnetare janë në gatishmëri për t’i bërë ballë pushtuesit rus.

Ndërkaq, në një tjetër video të publikuar në rrjet, shihen se si disa nga trupat ruse i dorëzohen ushtarëve ukrainas. Ata shfaqen me duar ngritur, në rresht duke ndjekur drejtimin e ushtarëve ukrainas.

Ukraina ka pretenduar këto ditë se i ka shkaktuar dëme të shumta armikut, ku thekson se ka vrarë shumë ushtarë, e shumë të tjerë janë zënë rob. Po ashtu, janë shkatërruar tanke, avionë e helikopterë ushtarakë.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: