Në orët e vona të mbrëmjes së sotme në fshatin Ermenj, njësia administrative Lenie, në bashkinë Gramsh, është shfaqur një vatër e re zjarri, e cila po përhapet me shpejtësi në një zonë të mbuluar nga bimësi e dendur.

Banorët e zonës kanë kërkuar ndihmë urgjente, pasi flakët po i afrohen banesave dhe sipërfaqeve të pyllëzuara përreth. Për momentin, mungesa e mjeteve zjarrfikëse në zonë dhe terreni i thyer po e vështirësojnë ndërhyrjen.

Autoritetet vendore janë njoftuar menjëherë dhe po bëhen thirrje për mobilizimin e strukturave të emergjencës, forcat zjarrfikëse dhe vullnetarët për të vënë nën kontroll situatën.

Banorët i bëjnë apel institucioneve për ndërhyrje të menjëhershme për të shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit dhe dëmet që mund të shkaktojë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: