Një vatër zjarri është shfaqur rreth orës 19:20 në Kodër-Krastë të Elbasanit. Për në vendngjarje janë nisur menjëherë punonjës të shërbimit pyjor dhe zjarrfikëset.

Zjarri në pak minuta është përhapur në një sipërfaqe të konsiderueshme dhe dyshohet i qëllimshëm.Terreni i thyer kodrinor vështirëson punën e zjarrfikësve për të ndërhyrë në të gjithë zonën e përfshirë nga flakēt.

Gjatë viteve të fundit, Kodër Krasta është përfshirë nga disa zjarre, duke pësuar dëmtime të mëdha. Kodër-Krasta konsiderohet si mushkëria e Elbasanit pasi është parku më i madh me pisha pranë qytetit të Elbasanit.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb