Zjarr i madh ne fshatin Humelicë të Bashkisë Gjirokastër. Një zjarr i vënë qëllimisht në një parcelë të mbjellë me grurë ka marrë flake duke u shkrumbuar i gjithë prodhimi i pakorrur.

Gazetarja Brikena Metaj raporton për Balkanweb se në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse, me në krye Gramoz Llapin, ku u arrit të krijohej perimetri mbrojtës, që zjarri mos të avanconte në drejtimin lindor, ku gjendet parcela e mbjellë me drurë frutorë dhe arrore.

Brenda një kohe të shkurtër, zjarrfikësit kanë vënë nën kontroll situatën, duke larguar rrezikun. Ndërkaq, policia është vënë në ndjekje të zjarrvënësit.

(Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb