Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë zonën e Shën Pjetrit në Gjirin e Lalzit, ndërsa flakët janë përhapur me shpejtësi të favorizuara edhe nga era e fortë.

Forcat zjarrfikëse të Bashkisë Durrës, së bashku me strukturat e emergjencave, kanë ndërhyrë në terren dhe prej disa orësh vijojnë operacionin intensiv për vënien nën kontroll të situatës dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit.

Për arsye sigurie, është kryer evakuimi i plotë i personave që ndodheshin në një kompleks turistik, si dhe në një banesë private pranë zonës së rrezikuar.

Në operacion janë angazhuar kapacitete të shumta njerëzore dhe logjistike nga strukturat rajonale dhe kombëtare.

Situata paraqitet e vështirë për shkak të shtrirjes së gjerë të flakëve dhe erës së fortë, ndërsa ekipet operacionale vijojnë punën pa ndërprerje për izolimin e vatrave dhe vendosjen e plotë të situatës nën kontroll.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb