Një zjarr i madh ka rënë pak minuta më parë në Lagjen e Spitalit, në Lezhë. Flakët nisën fillimisht në një grumbull mbeturinash dhe më pas u përhapën me shpejtësi në drejtim të banesave, duke krijuar rrezik serioz për banorët e zonës.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave zjarrfikëse dhe strukturave të emergjencave civile, zjarri u vu nën kontroll, duke shmangur përhapjen e mëtejshme dhe dëmet në banesa.

Temperaturat e larta, që arritën deri në 40 gradë Celsius, si dhe era e fortë, e vështirësuan punën e ekipeve të emergjencës, të cilat luftuan për disa orë me flakët deri në neutralizimin e plotë të situatës.

Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e zjarrit dhe për të verifikuar nëse ai ka qenë i qëllimshëm apo pasojë e rrethanave aksidentale.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb