Një zjarr masiv ka përfshirë mesditën e sotme masivin pyjor të Darëzezës.
Të favorizuara nga era e fortë flakët janë përhapur me shpejtési duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme.
Në vendngjarje kanë mbërritur 4 mjete zjarrfikëse të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve ndërsa fillimisht janë vënë nën kontroll bizneset që operojnë në zonë.
50 forca zjarrfikëse të bashkive Fier, Patos, Roskovec, Albpetrol , Lushnje, 9 mjete zjarrfikëse dhe 2 autobotë uji po punojnë intensivisht për neutralizimin e flakëve në masivin pyjor të Darëzezës. Sipas drejtorit të shërbimit zjarrfikës të bashkisë Fier, Zija Hyka , zjarri është vënë pjesërisht nën kontroll.
(BalkanWeb)
