Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë zonën e Kalivacit në Lezhë, duke rrezikuar zonën e banuar.

Flakët janë përhapur me shpejtësi në disa drejtime, të favorizuara edhe nga era e fortë që po përfshin zonën. Situata paraqitet e vështirë, ndërsa zjarri vijon të zgjerojë perimetrin.

Në terren ndodhen banorë të zonës, së bashku me strukturat e emergjencave dhe shërbimet zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin dhe vënien nën kontroll të flakëve.

Për shkak të përhapjes së shpejtë të zjarrit dhe afërsisë me zonën e banuar, situata mbetet shqetësuese dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: