Një zjarr i madh shpërtheu pasditen e së martës (5 gusht) në fshatin Ribot, mes Carcassonne dhe Narbonne në Francë, duke shkaktuar humbjen e jetës së një gruaje 65-vjeçare dhe plagosjen e 13 personave – 11 zjarrfikës dhe 2 civilë – dy prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë.

Sipas mediave franceze, zjarri ka përfshirë mbi 160,000 hektarë pyje dhe ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Të paktën 25 banesa dhe 40 automjete janë shkatërruar nga flakët.

Zjarrfikësit vijojnë luftën me zjarrin, i cili është cilësuar si më i madhi që ka përfshirë vendin në gati tetë dekada. Autoritetet kanë paralajmëruar se moti i ditëve në vijim mund ta përkeqësojë situatën, duke e bërë edhe më të vështirë kontrollin e vatrave aktive.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb