Autoritetet turke po përballen me fronte të reja të mëdha zjarri pas shpërthimit në mesditë të së martës në një zonë pyjore në rajonin Sarkoy të provincës Tekirdag i cili u zgjerua në rajonin e Marmarasë. Autoritetet lokale kanë evakuuar tashmë shtatë vendbanime në zonën ku po luftohet zjarri, ndërsa katër persona janë dërguar në spital me probleme të frymëmarrjes.

Përveç forcave të fuqishme tokësore 21 mjete ajrore po përpiqen të shuajnë zjarrin, puna e të cilëve po vështirësohet nga erërat e forta që fryjnë në zonë.  Edhe pse shkaku i zjarrit nuk dihet ende, po hetohet nëse është shkaktuar nga ndonjë zog që ka rënë mbi linjat e energjisë elektrike.

400 zjarrfikës me 100 automjete janë aktivizuar në zonat e prekura, sipas guvernatorit të Tekirdagut Recep Soyturk.  Vërehet se që nga fundi i qershorit, në Turqi kanë shpërthyer mesatarisht 77 zjarre në ditë.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: