TIRANË- Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë gjatë natës terminalin 3 të aeroportit ndërkombëtar “Leonardo da Vinci” në Fiumicino.

Si pasojë e zjarrit janë anuluar fluturimet drejt Romës edhe në vendin tonë. Kështu mësohet se është anuluar udhëtimi Tiranë-Romë i parashikuar në orën 10:50. Po ashtu mësohet se janë anuluar edhe dy udhëtime nga Roma drejt Tiranës.

Mësohet se zona që pret avionët ndërkombëtar është evakuuar, ndërsa zjarrfikësve iu është dashur 3 orë luftë më flakët për të shuar zjarrin.

Zjarri është përhapur në një zonë prej 400 metër katrorësh, ndërsa janë shkatërruar dyqane dhe disa pika të kontrollit të pasaportave. Praktikisht mësohet se zjarri erdhi nga nja paketë elektrike. Sipas policisë italiane, të paktën 3 persona janë asfiksuar.

Ishte parashikuar që aeroporti të mbyllej deri në orën 14:00, por gradualisht ai po fillon të riaktivizohet siç thonë mediat italiane.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: