Bodrumi i Spitalit Psikiatrik në Tiranë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e djeshme.

Policia njofton se nga flakët janë shënuar vetëm dëme materiale, ndërsa shkak i zjarrit dyshohet se ka qenë një shkëndijë elektrike.

“Më datë 05.02.2025, rreth orës 21:50, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike ka rënë zjarr në bodrumin e Spitalit Psikiatrik. Nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e bluve.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb