KAVAJË- Një zjarr masiv ka përfshirë kodrat me shkurre pranë plazhit të Gjeneralit në Kavajë. Situata e përshkruar nga banorët dhe kryetari i bashkisë së Kavajës Isa Sakja është alarmante. Kjo pasi flakët i janë afruar rreth 15 metër banesave dhe rrezikon jetën e banorëve.

Zjarr Ne Kavaje
Zjarr Ne Kavaje

Sakja ka kërkuar ndihmë nga ajri pasi për shkak të terrenit por edhe furisë së zjarrit të ndihmuar nga era, mjetet zjarrfikëse nuk mund të bëjnë shumë.

“Ju bëj thirrje që të sensibilizoni dhe qeverinë. Është situatë alarmante. Është 15 m larg banesave. Zjarri ka marrë vrull nga era dhe është thuajse e pamundur për tu ndalur. Zona është e pjerrët dhe ndërhyrja me zjarrfikëse është e pamundur. Aktualisht po digjen shkurret. Është e domosdoshme të ndërhyhet nga ajri.
Kemi komunikuar me prefektin me emergjencat. Na kanë thënë që është nisur helikopteri”, tha kryetari i Bashkisë së Kavajës Isa Sakja në një lidhje telefonike për News24.

“Rreth ores 14:57 te dates 9/27/2018 njoftohemi se Zjarri ka rene ne zonen e Bardhorit, te Njesise Administrative Synej, Bashkia Kavaje. Forcat zjarrfikse te Bashkise Kavaje dhe Peqin jane ne vendngjarje. Ne terren jane edhe perfaqesues te institucionit te Prefektit te Qarkut Tirane te cilet po marrin masat e nevojshme per perballimin e situates. Jane lajmeruar zjarrefikset nga Bashkia Tirane dhe aktualisht eshte rruges mjeti zjarrefikes. Eshte kryer procedura per ngritjen e Helikopterit i cili eshte nisur nga destinacioni ku ishte ne detyre ne veri te vendit.Rruges per ne vendngjarje eshte edhe Prefekti i Qarkut TIrane po ben komunikimet e nevojshme per nderhyrje urgjente. Helikopteri Cougar i FA ne operacion per shuarjen e vatrave te zjarrit ne Plazhin e Gjeneralit”, thuhet në njoftim.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(m.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb