Një vatër e fuqishme zjarri është aktivizuar në zonën e Drenovës, në Mallakastër, ndërsa flakët po përhapen me shpejtësi dhe po i afrohen zonave të banuara dhe varrezave.
Po ashtu tymi i denduar ka përfshirë zonën.
Aktualisht forcat zjarrfikëse ndodhen në terren dhe po vijon puna për vënien nën kontroll të vatrave të zjarrit.

Shërbimet zjarrfikëse janë duke u pozicionuar pranë varrezave dhe banesave për të shmangur rrezikun e përhapjes së flakëve dhe po punojnë në një terren të vështirë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb