Një tjetër zjarr ka rënë në masivin me pemë ullishte në zonën e Peshtanit dhe Cakranit, në vendin e quajtur kthesat e Shkozës.

Sipas informacioneve të para mësohet se zjarri është përhapur me shpejtësi si pasojë e influencimit nga era e fortë.

Për shkak të erës flakët e zjarrit po pushtojnë duke djegur më tepër territore. Në vendin ku ka rënë zjarri kanë shkuar mjetet zjarrfikëse dhe në njerëz ndërkohë që terreni i vështirë bën edhe më të vështirë shuarjen e flakëve.

Zjarri Ne Fier 1
Zjarri Ne Fier 1

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: