Një zjarr ka rënë sot në fshatin Moravë,në Njësinë Administrative Otllak.

Gazetarja Eneida Petova raporton për Balkanweb se zjarri ka rënë rreth orës 19:40 në disa kavalete kashte,që ndodheshin në oborrin e banesës së shtetasit Sulo Hajdari.

Drejt zonës kanë shkuar grupet e shërbimit zjarrëfikës, që pasi mbërritën konstatuan se rrezikoheshin banesat që ishin shumē pranë vatrës së zjarrit.

Tre mjete zjarrëfikëse të tjera u nisën drejt fshatit Moravë dhe falë ndërhyrjes së shpejtë nga forcat zjarrefikese, u bë e mundur që flakët të lokalizoheshin në një kohë të  shkurtër dhe të kryhej shuarja e plotë e zjarrit.

Nga zjarri nuk pati dëme në njerëz dhe dëme materiale në banesa.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: